Administrata e gjykatave në grevë, kërkojnë rroga më të larta

Administrata e gjykatave në Shkup sot mbajtën një grevë dy orëshe me kërkesat e tyre për rritjen e rrogave. Ata janë të pakënaqur me vendimin që shtesa për paga të ketë vetëm për gjykatësit. Punonjësit e gjykatave kërkuan tu paguhet regresi vjetor, por gjithashtu rritje pagash paralelisht, me rritjen e pagës mesatare.

“Në shëndetësi, mjekët morën rritje që e paralajmëroi Qeveria. Por, duke vlerësuar që me ata punon edhe personel tjetër, ata vullnetarisht hoqën dorë dhe e zvogëluan përqindjen e tyre që rritje të marrin edhe kolegët e tyre. Këtu gjykatësit jo vetëm që asnjëherë nuk kanë hequr dorë nga ndonjë përqindje e caktuar, por asnjëherë nuk kanë iniciuar nismë që të flasin për pagat e administratës së gjykatave”, theksoi drejtuesi i Sindikatës së Punonjësve në Gjykata, Peco Grujovski.

Protestës së tyre iu bashkua edhe kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska tha se Këshilli Buxhetor Gjyqësor paratë i ka ndarë në mënyrë lineare, pa analizuar nëse të gjithë gjykatësit meritojnë një shtete së tillë ekstra vjetore, që përndryshe është nga 2.500 deri më 19 mijë denarë plus nga rroga bazë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu