Adnan Azizi i Besës në takim me Ramush Haradinaj në Strazburg (FOTO)

Anëtari i kryesisë qëndrore të Lëvizjes BESA, Adnan Azizi, ditën e sotme ka vizituar në Strazburg kreun e AAK-së gjeneral Ramush Haradinajn, transmeton InfoShqip.

Në një postim të tijin në facebook Azizi flet për takimin e sotshëm vëllazëror dhe emocionues me Ramushin. Më poshtë do e ndiqni të plotë shkrimin e Azizit.

Sot në Strazburg të Francës isha për vizitë te heroi i gjallë i luftës së fundit çlirimtare të kombit shqiptar, gjeneral Ramush Haradinaj. Në këtë vizitë shfrytëzova rastin që t’ia përcjell solidaritetin dhe mbështetjen e shqiptarëve të Maqedonisë, në përgjithësi, dhe shqiptarëve me Besë në veçanti. Të gjithë shqiptarët, pavarësisht dallimeve, e njohin dhe e respektojnë sakrificën sublime të familjes Haradinaj në krye me Gjeneralin. 

Gjeneral Haradinaj, ashtu si çdoherë, krenar dhe i palëkundur në betejën e tij, i sigurt dhe i bindur në pafajësinë dhe të drejtën e tij, në asnjë moment nuk kishte dyshimin me të vogël se drejtësia është ajo që do të fitojë në fund dhe se në fund të këtij muaji do të kthehet në kullën e familjes së tij në Gllogjan. 

Pas këtij takimi, ndoshta të shkurtër, por shumë vëllazëror dhe emocionues, u ndamë me shpresën se takimet e radhës individuale, shoqërore dhe partiake do t’i vazhdojmë edhe në të ardhmen, menjëherë pas kthimit të Gjeneralit në Kosovë.“- Përfundoi Azizi./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu