Adnan Ismaili i ulur në rreshtin e parë gjatë festimeve për 21 vjetorin e themelimit të BDI

Ditën e sotshme Bashkimi Demokratik për Integrim festoi 21 vjetorin e themelimit të partisë ku njëkohësisht u organizuan dy evente të ndryshme, në Shkup që u organizua nga kryetari Ali Ahmeti dhe eventi në Tetovë i thirrur nga Fraksioni i BDI-së apo “Grupi Zjarrit” që njihet në opinion, shkruan InfoShqip.

Në organizimin që u mbajt në Shkup me fillim në ora 12:00 në hotel Aleksandar Palace i ulur në rreshtin e parë përkrah zv. Kryeminsitrit Grubi dhe funksionarëve tjerë të lartë të BDI ishte i pranishëm edhe Adnan Ismaili. Ky i fundit në opinion njihet si drejtor i shtëpisë botuese, “Logos A”, por në opinion është cilësuar edhe si “themelues në hije” i Lëvizjes Besa, por Ismaili asnjëherë nuk e ka pranuar se ka qenë i involvuar në politikë apo në ndonjë parti politike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu