Aeroplani më i madh në botë është më i madh se një fushë futbolli (VIDEO)

Aeroplani më i madh në botë fluturimin e parë zyrtar duhet ta bëjë sivjet, nëse faza e testimit kalon si duhet, transmeton gazeta Metro.

Aeroplani më i madh në botë, Stratolaunch, sivjet duhet të bëjë fluturimin e tij të parë. Ky aeroplam gjigant dy trupësh me gjashtë motorë është i dizajnuar si platformë fluturuese për lansimin e raketave, të cilave do t’u dërgohej pajisja në orbitën e ulët të Tokës.

Nga aeroplani raktetat do të dërgohen në hapësirë. Gjerësinë e krahëve e ka 117 metra, gjatësinë 73 metra, ndërsa peshon 230 tonelata. Sipas llogarive, mund të baftë 250 tonelata ngarkese.

Paul Alleni i ndjerë, bashkëthemelues i Microsoftit, është themelues i kompanisë e cila e prodhon këtë aeroplan. Ai shpresontE se do të ndihmojë në lansimin e raketave me madhësi të stilit të NASA-s. Për herë të parë i është paraqitur publikut në vitin 2017 ndërsa para fluturimit të parë, të cilin duhet ta bëjë sivjet, ka kaluar dhe kalon ende testime. Në fillim të këtij viti kompania ka publikuar një vdeo nga testimi në pistën në të cilën aeroplani ka arritur shpejtësinë prej 220 km/h, shkruan The Business Insider.

Plani është që raketat të lansohen nga orbita e ulët e Tokës, gjë që mendohet se do të jetë më lirë se deri më tash.

Gjerësia e krahëve të këtij aeroplani është më e madhe se një sadium futbolli, gjë që e bën aeroplanin më të madh në botë./gazetametro

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu