Afrim Gashi afirmon përfaqësimin e drejtë, 41% e avansimeve në Parlament për shqiptarët

Në Parlament janë realizuar 17 avansime të reja në kuadër të administratës parlamentare, prej të cilave 7 i takojnë shqiptarëve, që përbën plot 41 përqind të totalit.

Ky hap konsiderohet si një dëshmi konkrete e përkushtimit të kryeparlamentarin, Afrim Gashi, për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Gashi, që nga marrja e detyrës, ka insistuar në ndërtimin e një Parlamenti gjithëpërfshirës dhe funksional, ku barazia etnike nuk mbetet vetëm premtim politik, por realitet institucional.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu