Duke folur më emisionin ZigZag në lidhje me zyrtarizimin e gjuhës shqipe, kryetari Afrim Gashi tha se “Asnjëherë nuk ka pasur kontekst më të mirë që të zyrtarizohet gjuha shqipe, por BDI e dogji këtë rast.”
“Edhe pse e pati edhe përkrahjen e partive të tjera shqiptare, ashtu siç shkruante edhe në Deklaratën e Partive Politike Shqiptare, por ajo përsëri e solli në Kuvend një ligj që nuk e zyrtarizon gjuhën shqipe”, u shpreh Gashi.
Ai tha se kjo temë ka mbetur e hapur dhe kur të vijë Besa në pushtet, do të merret përsëri me këtë çështje.










