Afrim Gashi takon kryeministrat e Malit të Zi dhe Shqipërisë, Dritan Abazoviq dhe Edi Rama

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi, gjatë samitit të radhës të “Open Ballkan” që po mbahet në qytetin e Ohrit, sot është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministrin shqiptarë Edi Rama, si dhe me ambasadorin e SHBA-ve në Beograd, Christopher R.Hill.

“Sot, në Ohër, kisha kënaqësi t’u bashkohem pjesëmarrësve të samitit të radhës të “Open Balkan”.

Në margjinat e këtij samiti, kisha mundësi ta takoj kryeministrin shqiptar, Edi Rama, kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, si dhe ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christopher R. Hill, që është një mik i madh i shqiptarëve dhe mbështetës i projektit “Open Balkan”, shkruan Afrim Gashi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu