Afro-amerikani që ndihet me shqiptar se shqiptarët

Një i ri afro-amerikan është duke i habitur ndjekësit e tij në Instagram për shkak të videove të shumta ku ai shfaqet duke folur dhe kënduar në gjuhën shqipe. Clayvion Winn duket se i pëlqen shumë Shqipëria dhe kultura e saj.

Madje gjatë ditës së djeshme ai është shfaqur i veshur kuq e zi duke kënduar në paradën e shqiptarëve në New York.

Në instagramin e tij ka shumë video ku ai këndon, flet madje edhe shan në gjuhën shqipe. Ai ka foto me këngëtare shqiptare si Enca dhe reperen Baby Gee. Gjithashtu publikon në faqen e tij në Instagram posterat e këngëtarëve shqiptare që japin koncerte në SHBA.

Clayvion Winn pëlqen muzikën me çifteli si dhe kërcen valle shqiptare, madje në një video gazmore e shohim edhe duke ikënduar byrekut.

Përveç emrit të tij të vërtetë ai ka vendosur dhe një emër të shqiptarizuar në Instagram “Klej Zezakaj”. Ai ka shumë miq shqiptarë dhe duket shumë i dhënë pas kulturës shqiptare.

 

View this post on Instagram

 

Aight what’s good thooo!!?? @hollymoot @gjoniopa #gjoniopaçiftelichallenge

A post shared by Clayvion Winn (@klej_zezakaj) on

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu