Agim Bahtiri braktisë AKR’në, i bashkohet Vetëvendosjes

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i është bahkuar Lëvizjes Vetëvendosje, trasnmeton Gazeta Metro.

Bahtiri i cili momentalisht është antëar i AKR’së së Behgjet Pacollit, këtë të premte do t’i bashkohet VV’së së Albin Kurtit, dhe jo vetëm, por bashkë me të Vetëvendosjes do t’i bashkohen edhe 600 aktivistë të rinj.

Lajmi u bë i ditur para pak çastesh nga gazetari Arben Ahmeti. Ahmeti tha se Bahtiri ka lajmëruar se do të dalë në konferencë për media të premten.
Megjithatë nga AKR nuk janë në dijeni për këtë aderim, dhe nuk janë njoftuar ende zyrtarisht./gazetametro


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu