Agim Nuhiu flet për arratisjen e Gruevskit

Pasi nuk posedon pasaportë, Gruevski e ka kaluar kufirin vetëm me letërnjoftim, në bazë të marrëveshjes dypalëshe për lëvizje të lirë mes dy vendeve.

Në kohën kur ka kaluar kufirin shqiptar, më pas edhe kufijtë e tjerë, për të nuk kishte të lëshuar asnjë fletëarrest, as kombëtar e as ndërkombëtar.

Fletëarresti kombëtar u lëshua më 12 nëntor, ndërsa ai ndërkombëtar më 13 nëntor. Arratisja e tij i gjeti të papërgatitura forcat e rendit.

Zëvendësministri i brendshëm, Agim Nuhiu, pohon se Gruevski ka kaluar ilegalisht kufirin me Shqipërinë por nuk jep detaje të mëtejshme pasi hetimet janë në rrjedhë e sipër.

“Deri më tani ne kemi informacione të verifikuara se në të gjitha pikat kufitare të Maqedonisë ai nuk ka kaluar në mënyrë legale.

Shërbimet e Ministrisë së Brendshme i kanë shtirë aktivitet për të konsumuar të gjitha mundësitë për çdo segment të çdo skenari të mundshëm, tani për tani nuk mund t’u japim asnjë detaj për opinionin”,- tha zëvendësministri i brendshëm, Agim Nuhiu.


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu