Agjenti i Dybalas ndodhet në Torino për të biseduar me Juventusin

Agjenti Jorge Antun ka arritur në Torino dhe do të takohet me Juventusin lidhur me propozimin për rinovimin e kontratës së Paulo Dybalas.

La Gazzetta dello Sport raporton se përfaqësuesi i argjentinasit do të takohet me menaxhmentin e Zonjës së Vjetër për të biseduar lidhur me rinovimin e klientit të tij.

La Joya iu ndihmoi Bianconerëve që ta festonin titullin e nëntë radhazi, ndërsa më pas u raportua se kampioni italian planifikon ta shesë.

Megjithatë, Antun i përgënjeshtroi njoftimet duke thënë se janë duke u angazhuar për një marrëveshje të re të 26-vjeçarit me Juven.

Tashmë ka ardhur koha që palët të takohen, ndërsa më herët është raportuar se klubi i kishte ofruar 11 milionë euro në sezon Dybalas .

Kontrata aktuale e tij skadon në qershor të vitit 2022, ndërsa Bianconerët duan ta lidhin më gjatë në Allianz Stadium.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu