Ahmeti a do të dal në mejdan për president karshi Taravarit dhe të tjerëve, flet Grubi

“Ideja është e të gjithëve neve, e BDI-së, e votuesve, shteti e meriton që Ali Ahmeti të jetë president”, theksoi zëvendëskryeministri Artan Grubi në një intervistë për “360 Gradë” në RTM1.

Sipas tij, Bashkimi Demokratik për Integrim ende nuk ka vendosur se kush do të jetë kandidati i tyre për kryetar të shtetit, pasi kjo çështje nuk është diskutuar në organet e partisë.

“Nuk ka pasur mbledhje për të përcaktuar një kandidat për president të shtetit. Për të bindur Ahetim është e vështirë. E dini qëndrimin e tij: ‘Unë jam misionar dhe nuk jam zyrtar. Unë nuk jam në parti politike apo në politikë për të marrë një zyrë, por që misioni im të jetë i suksesshëm. Dhe para këtij argumenti ne të gjithë duhet të tërhiqemi. Por nëse pyet ndonjë anëtar të BDI-së, cilindo votues të BDI-së, sigurisht që do të zgjedhin Ali Ahmetin”, thotë zëvendëskryeministri Artan Grubi.

Në BDI ka shumë emra që mund të jenë kandidat për president, duke filluar nga nënkryetarë partiakë, sekretarë, veteranë, madje edhe jopartiakë – thotë Grubi.

I pyetur nëse ministri i Jashtëm Bujar Osmani mund të jetë kandidat për president, Grubi thotë se ai mund të jetë një kandidat i shkëlqyer. “Por së shpejti do të duhet të merret një vendim, pasi mbledhja e firmave fillon më 23 shkurt, e cila duhet të zgjasë deri më 8 mars. Sido që të jetë, këtë javë do të zbulojmë se kush është kandidati i BDI-së që do të jetë fitues në bllokun shqiptar me mundësi të kalojë edhe në raundin e dytë”, shton Grubi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu