Në debatin në Klan Kosova mes Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit janë disktuar shumë tema.
Sërish Ahmeti e ka zënë në pozicion të palakmueshëm Abrashin sa i përket shifrave, shkruan Periskopi.
Madje Ahmeti i ka propozuar Abrashit që t’i verifikojë informacionet që po i merr përmes telefonit në emision.
“Kqyri mirë informatat… se po e sheh që po t’i dërgon dikush në telefon gjatë gjithë kohës”, i tha ai Abrashit.
Ahmeti tha po ashtu se qeverisja e tij një ulëse stomatologjike e ka blerë me 3,000 euro, derisa tha se qeverisja e Mustafës e kishte blerë me një çmim prej 13 mijë eurosh.
“Rentgeni i parë digjital është blerë në mandatin tonë. Në mandatin tonë janë blerë karriket stomatologjikë. 3000 euro janë blerë nga ne, ndërsa nga ju 13 mijë euro. I kemi ndjekur procedurat ligjore sa i përket familjeve që i kanë përfituar banesat sociale. Të kisha ftuar që të shkosh t’i vizitosh”, tha ai. /Periskopi










