Ahmeti falënderon Tetovën, Grubi: BDI është kafshatë që nuk kapërdihet

Bashkimi Demokratik për Integrim sonte në sheshin Iliria në Tetovë vazhdoi festën e 20 vjetorit të themelimit. Në shesh sonte performuan një numër i madh i artistëve të estradës, ndërkaq kreu i partisë falënderoi Tetovën përmes rrjeteve sociale.“Faleminderit Tetova.Festa ju takon juve, 20 vjet bashkë!”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërkaq, Artan Grubi nga kjo parti falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe shkroi “BDI është kafshatë që nuk kapërdihet”.

“Tetova është madhështore, e BDI është kafshatë që nuk kapërdihet. Ju faleminderit që dini ti gëzoheni dy dekadave të të arriturave tuaja, ju jeni më të mirët, ju dua shumë Ju jeni pjesë e festës, 20 vjet bashkë!”, ka shkruar Grubi.

Ndryshe, para disa dite kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në Click Plus në TV21 bëri apel që BDI mos të festojë në Tetovë, pas vërshimeve që ndodhën dhe pas djegies së një fabrike.

Kritika kishte edhe nga Aleanca për Shqiptarët, ndërkaq në opinionin përflitet se harxhimet e BDI-së për këto festime kushtojnë rreth 100 mijë euro, kurse kreu i integristëve, Ahmeti gjatë ditës së djeshme tha se ka oferta nga afaristë të ndryshëm “për të mbajtur koncerte edhe për 1 vit”– tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu