Ahmeti: Kastriot Rexhepi është rreshtuar pro forcave evropiane

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot u pyet nëse deputeti Kastriot Rexhepi është bërë pjesë e BDI-së, përcjell TV21. Kreu i integristëve refuzoi përgjigje të drejtpërdrejte, ndërsa theksoi se Rexhepi është rreshtuar pro forcave evropiane.

“Kastriot Rexhepi ka bërë një veprim me vetëdije të plotë. Është rreshtuar pro forcave evropiane, e ka deklaruar veten dhe ka bërë thirrje edhe për të tjerët Evropa21 dhe vazhdo të jetë pjesë e grupit të shumicës parlamentare. Kaq di”, theksoi Ahmeti.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti në një prononcim për TV21 tha se deputeti Rexhepi do të veprojë bashkë me grupin parlamentar të BDI-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu