Në Klubin e deputetëve në Shkup u mbajtë takimi koordinues i krerëve politik-shtetëror të vendit mbi kornizën inicuese të ndërmjetësuesit Matteë Nimetz, përfaqësuesit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara në bisedimet për mosmarrëveshjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Për Ali Ahmetin, kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe partnerin e koalicionit qeveritar, ky takim koordinues ishte një nga takimet më të frytshëm që deri më tani janë zhvilluar lidhur me ndodhitë në vend.
“E vlerësoj shumë këtë dialog midis palëve, duke kërkuar një zgjidhje të pranueshme për palët. Mendoj se ky është fillimi i fundit i një procesi të rëndësishëm për vendin tonë. Është shumë e rëndësishme që vendi ynë të jetë pjesë e NATO-s dhe e BE-së, të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm”, deklaroi Ahmeti.










