Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, sot ( e Hënë, 10 tetor 2016) do të mbaj press konferencë lidhur me varrezën masive të gjetur në oborrin e shtëpisë së tij në Zajaz të Kërçovës.
Pres konferenca do të mbahet sot në Zajas me fillim në ora 13.00.
Në këtë mënyrë po realizohet parashikimi i Gazetës Lajm i bërë më 31 gusht në edicionin elektronik (www.lajmpress.com) se BDI, në mungesë të projekteve të realizuara, do të luajë edhe me eshtrat dhe varrezat e shqiptarëve, për të mbledhur sa më tepër vota, të cilat pas zgjedhjeve përfundojn ë në konton e VMRO-DPMNEsë.
Më poshtë u sjellim tekstin e plotë të botuar në portalin tonë më 31 gusht. I njëjti tekst është botuar në edicionin e shtypur të Gazetës Lajm më 1 shtator.
Në mungesë të rezultateve konkrete të partisë së tyre të preferuar, disa mediume të afërta me BDI-në kanë filluar të bëjnë strategji për fushatë parazgjedhore në favor të kësaj partie, përmes “ikjes në histori”, respektivisht me eshtra dhe varreza.
Marrim vesh se këto mediume kanë filluar të grumbullojnë “haraç” nëpër disa ndërmarrje, duke kërkuar para për sponzorim të një zbulimi senzacional lidhur me gjetjen e disa varrezave dhe eshtrave të vjetra mijëravjeçare. Zbulimi do të bëhet sot, ose ditëve në vijim dhe ky “zbulim i madh” do të (keq)përdoret nga udhëheqësia partiake, nga ministrat dhe deputetët e kësaj partie. “Në vend se të merren me nevojat reale të shqiptarëve, me realizimin e projekteve të premtuara siç ishte rruga Tetovë-Prizren, po keqpërdoret historia për fushatë parazgjedhore”, thonë burimet tona. Pjesë e kësaj fushate me varreza dhe me eshtra do të jenë edhe disa pseudohistorianë, të cilët të kaluarën shqiptare do të mundohen ta keqpërdorin në favor të fushatës zgjedhore të VMRO-DPMNE-së, duke ja përshkruar meritat për “zbulimin e madh” partnerëve më besnikë të Gruevskit dhe Mijallkovit.