Në selinë e BDI-së sot poi mbahet mbledhja e kryesisë qendrore ku po diskutohet për zhvillimet aktuale. Mbledhja po vijon me dyer të mbyllura në selinë në Reçicë të Vogël.
Pritet që në takim të diskutohet mes tjerash edhe mbi politikat e reja, përcaktimet strategjike dhe organizative të partisë në dekadën vijuese.
Nga partia thonë se politikat e reja janë që të tërheqin edhe ndryshime të reja organizative, strukturore dhe kadrovike në BDI.










