Njëra ndër pikat kryesore nga ato që ka shpallur sot kreu i integristëve është politika Zero. Sipas tij në këtë politikë zero do të thotë se kryetarët e komunave do të sigurojnë dhe mbrojnë besimin e qytetarëve me çdo kusht.
“Andaj, risia e këtyre zgjedhjeve është politika ZERO, që nënkupton zero mbeturina, zero keqpërdorim, zero keqmenaxhim, zero korrupsion, zero qenë endacakë, zero mungesë parkingu, zero ndërtime pa leje, zero qytetarë të lënë pas dore”, ka thënë Ahmeti, duke shpalosur pesë shtyllat e programit.









