Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sonte me fillim në ora 20:00 do të jetë mysafir në servisin shtetëror TVM2 përballë analistëve Albert Musliu, Emin Azemi dhe Ibrahim Mehmeti.
Në këtë debat do të diskutohet për procesin e zgjedhjeve presidenciale si dhe zhvillimet e përgjithshme në vend.
Gjithashtu pritet të ketë prononcim të lideri të BDI-së për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. (INA)










