Ahmeti: Takimi i sotëm ka të bëjë me rrugët e përbashkëta të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Ka mbërritur në Tiranë edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Takimi i Tiranës i ftuar nga kryeministri Edi Rama pritet të fillojë pas pak minutash. Ahmeti për “Klan Macedonia”, tha se BDI është një forcë mirë e organizuar, ka platformë, ka program dhe se nuk ka nevojë ta shpëtojë askush, duke iu përgjigjur akuzave se takimi në Tiranë është për të shpëtuar BDI-në.

Ai tha se takimi në Tiranë është një takim fillim viti dhe për të shkikuar bilancin e vitit të kaluar.

“Disa media maqedonase i japin ngjyra etnike, s”ka të bëjë fare me njëanshmëri. Ka të bëjë me rrugët e përbashkëta që ka Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se do të ishte mirë që edhe Lëvizja Besa të ishte në takim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu