Ahmeti tregoi sa vota ka marrë BDI në zgjedhjet për këshill në Tetovë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një konferencë për mediat tha se nga 76% të votave të numëruara në zgjedhjet për përbërjen e re të Këshillit Komunal të Tetovës, prin Lëvizja Besa, dhe pas saj BDI-ja, shkruan Portalb.mk.

Nga 76% të votave të numëruara rezultatet janë si vijojnë:

BESA – 8341
BDI – 7706
VMRO – 2169
LSDM – 1316
PDSH – 788
ALTERNATIVA – 699
ALEANCA – 614
MË MIRË PËR TETOVËN – 414
LEVICA – 347
PARTIA TURKE – 164
PARTIA ROME – 104
INTEGRA – 94

“Mospjesëmarrja është shumë e lartë dhe në kohë jo të duhur, por kjo është demokracia dhe ne e kemi respektuar. Pavarësisht se këto zgjedhje kanë qenë të pavullnetshme, megjithatë duhej ligji të respektohet, për mungesë të eksperiencës së udhëheqësve aktual të komunës, duhej të organizoheshin zgjedhjet për këshillin.” u shpreh ai duke shtuar se uron që këshilli i ardhshëm të jetë funksional dhe të mos bëjë gabimet e mëparshme që të organizohen sërish zgjedhje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu