Ahmeti tregon se me cilën parti maqedonase do të bashkëpunoje pas zgjedhjeve

Para disa viteve, partitë politike në Maqedoni kanë nënshkruar një marrëveshje mbi parimin e koalicioneve paszgjedhore, që quhet parimi “fituesi me fituesin”. Kjo nënkupton që Qeverinë e formojnë partia e parë tek blloku maqedonas me partinë e parë tek blloku shqiptar, shkruan Gazeta Express.

Ky parim u thye në vitin 2016, ku Ali Ahmeti si fitues në bllokun shqiptar, vendosi të bëjë koalicion me LSDM-në e Zaevit që kishte dy deputetë më pak se VMRO.

Se a do të respektohet ky parim dhe me cilën parti maqedonase do të bëjë koalicion, Ahmeti është përgjigjiur: Në vitin 2016 kemi pasur rrethana specifike të situatës dhe tensione të shumta politike. Nuk duhet të merret si krahasim viti 2016 pasi që situata ishte shumë e rënduar, dhe na duheshte zgjuarsi për ta tejkaluar atë. Vendi duhej të ecte drejt zhvillimit dhe krijimit të institucioneve. Edhe pas atij momenti të vitit 2016, ajo marrëveshje duhet të respektohet sepse ndryshe nuk do kishin kuptim zgjedhjet, duke marrë pushtetin një parti që nuk fiton zgjedhjet, ka thënë Ahmeti.

Në pyetjen se a do të pranonte koalicion me VMRO-në, Ahmeti thotë: “Edhe pse VMRO paraqitet me qëndrime kundër shqiptarëve, ato i ka vetëm për poena politik, sepse nuk ka përgjegjësi për udhëheqjen e shtetit, pas zgjedhjeve do kenë tjera fjalë. BDI do të bëjë koalicion me atë parti që i fiton zgjedhjet, duke respektuar parimin “fituesi me fituesin””, përfundon Ahmeti./Gazeta Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu