Ahmeti: Ukraina është afër, po të mos ishim në NATO do të hynim në vrima si minj

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti thotë se falë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO sot kemi stabilitet dhe paqe në vend. Ai tha se duke zgjidhur çështjen me Bullgarinë sigurojmë të ardhmen.

Si minjtë do të hynim nëpër vrima, ja ku është Ukraina. Nuk dihet se ku po shkojnë ato raketa. Sot ju jeni anëtare e NATO-s. Nëse dikush ju prek, 30 vende janë pas jush, pas republikës sonë. Nëse një anëtar i NATO-s është në luftë, ju keni paqe, stabilitet dhe siguri sot” tha Ahmeti.

“Me zgjidhjen e çështjes bullgare, ju siguroni të ardhmen. Për këtë kemi folur edhe më herët, për avantazhet e anëtarësimit të vendit në BE”, tha Ali Ahmeti në “ClickPlus”.

Ahmeti gjithashtu ju referua edhe zgjedhjeve të parakohshme, për të cilat tha se për momentin ato nuk janë zgjidhje.

“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje, për ne prioritet tani është të mbyllim çështjen bullgare, kjo është detyra nga mëngjesi deri në darkë. Zgjedhjet nuk ofrojnë zgjidhje. Si me zgjedhje të parakohshme, si me të kohshme kryeministri shqiptar ka me u bë”, tha Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu