“Ai nuk kishte frikë, as ne nuk kemi!” U trajtua si hero, përcillet për të banesën e fundit Alexei Navalny

Sot është përcjellë për në banesën e fundit ish kritiku dhe kundërshtari më i madh i presidentit rus Vladimir Putin, Alexei Navalny.

Nën forca të shtuara të sigurisë, arkivoli ka mbërritur në varrezat e Moskës, ku do të bëhet edhe varrosja e tij pas pak.

Ndërkohë që kambanat e kishës binin, qytetarët e mbledhur për t’i dhënë Navalnys lamtumirën e fundit, brohorisnin: Ai nuk kishte frikë, as ne nuk kemi”, “Faleminderit Alexei!”.

Teksa hidhnin lule në rrugë ata brohorisnin: “Nuk do të të harrojmë”, ndërkohë që duartrokisnin gjithë kohës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu