“Ai që do të protestojë, nuk do të marrë rrogë”, të punësuarit e Drejtorisë së Librave Amë sërish dolën në protestë

Të punësuarit në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë protestojnë para godinës së “Nova Makedonija”, ku është vendosur selia e drejtorisë. Bllokuan udhëkryqin e bulevardit “Shën Klimenti i Ohrit”.

Kryetari i Sindikatës, Toni Milloshevski thotë se janë duke protestuar sepse të punësuarit janë të revoltuar pas paralajmërimit se do t’u shkurtohen rrogat për periudhën derisa ishin në grevë. Greva e Drejtorisë për Librat Amë zgjat tashmë 5 javë.

Sindikata me udhëheqësinë e Drejtorisë arriti që në masë të madhe t’i harmonizojë qëndrimet rreth marrëveshjes kolektive e cila duhet të nënshkruhet në nivel të punëdhënësit.

Me këtë marrëveshje, është harmonizuar pagesa e K-15 në lartësi prej 50% të rrogës minimale, pagesa për punë të shtunave dhe shpërblimet jubilare. Mbetet kërkesa e Sindikatës për rritje të pagave për 30%.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu