Ajdari: Mos bini sërish në kurthin e Gruevskit

Bedri Ajdari, nga këshilli i familjarëve të gjashtë shqiptarëve të dënuar me burgim të përjashtëm për vrasjen e pesë të rinjve maqedonas, që njihet si rasti “Monstra”, që besohet të jetë i montuar nga struktura të caktuara të pushtetit, nuk i beson më retorikës së Gruevskit.

Sipas tij, gjithçka që deklaron Gruevski ka vetëm se një qëllim, shpëtimin e tij nga siç thotë shumë të këqija që i ka sjellur qytetarëve të Maqedonisë.

“I dimë qëndrimet jo vetëm të Gruevskit, por edhe të VMRO DPMNE-së karshi shqiptarëve, përkatësisht i dimë të gjitha ngjarjet dhe veprat që kanë bërë. Kjo është vetëm se një retorikë mashtruese sa të bëj qeverinë dhe pastaj të gjithë ne e dimë se si do të vazhdojnë punët pas formimit të qeverisë së re. Jemi mashtruar një herë, dy herë, por tani vlerësoj se nuk ka vend për mashtrime”, thotë Ajdari./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu