Aksident i tmerrshëm në Tiranë, këmbësori përfundon nën gomat e kamionit

Një aksident i frikshëm ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Brrylit ku një kamion jo vetëm që ka përplasur një shtetas që udhëtonte me biçikletë por dhe e ka marrë përpara duke e zënë nën rrota.

Nga raportimet e para mësohet se shtetasi i përplasur ka humbur jetën ndërkohë deri pak minuta më parë ambulanca nuk kishte mbërritur në vendngjarje.

Policia po vazhdon hetimet mbi këtë ngjarje të rëndë. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu