Aksidenti në Gjilan, dyshohet për gjashtë të vdekur e 50 të lënduar

Në orët e pasdites ka ndodhur një aksident i tmerrshëm në qendër të Gjilanit.

Një kamion ka goditur disa vetura e një traktor.

Sipas burimeve të portalit arbresh.info brenda Spitalit të Gjilanit nga ky aksident ka gjashtë viktima dhe 50 persona të lënduar.

Dëshmitarët thonë se shkaktar i aksidentit ka qenë një kamion i cili nuk kishte arritur të frenonte, me ç’rast edhe kishte goditur tri vetura e një traktor.

“Një kamion u ardhë prej soliterit, në drejtim të rrethit me shpejtësi edhe pa frenu është aksidentuar me tre vetura edhe nji traktor,” ka thënë një dëshmitar në vendin e ngjarjes për arbresh.info.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu