Mediat ruse gjatë ditës së sotme kanë raportuar se makina e presidentit, Vladimir Putin, është përplasur në një aksident tragjik.
Në raport thuhet se nga ky aksident ka gjetur vdekjen e menjëhershme shoferi personal i Putin, ndërsa theksohet se në këtë moment kreu i shtetit nuk ka qenë i pranishëm në makinë.
Pamjet tregojnë momentin ku edhe ka ndodhur ngjarja në kryeqytetin rus, Moskën. Policia është duke hetuar rrethanat e ngjarjes. Kurse raportohet se viktima ishte rreth të 40-ave.