Aktivizoi një lojtar të dyshimtë, Liverpool rrezikon përjashtimin

Skuadra e Liverpool rrezikon të përjashtohet nga Kupa e Ligës Angleze, ose siç njihet ndryshe Carabao Cup.

Shkak është aktivizimi i një futbollisti nga ana e trajnerit Jurgen Klopp në ndeshjen që “reds” fituan 2-0 ndaj MK Dons, ekip i kategorisë së tretë angleze në League One.

Federata Angleze ka bërë me dije se po heton dokumentacionin e një lojtari, pa bërë me dije emrin.

Gjithsesi, mediat britanike mendojnë se bëhet djalë për 22-vjeçarin spanjoll Pedro Chirivella, që duket se nuk i plotëson të gjitha kriteret për të luajtur në këtë kompeticion.

Organizatorët e këtij turneu kanë nisur një hetim në lidhje me këtë çështje, çka mund të sjellë përjashtimin e Liverpool nga Carabao Cup.

Drejtuesit e Liverpool bëjnë me dije gjithashtu se po bashkëpunojnë për të zgjidhur këtë çështje dhe pranojnë se mund të ketë një gabim administrativ.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu