Aktori i njohur i sëmurë, qeveria jep 50 milionë për mjekimin e tij

Aktori i njohur Ndriçim Xhepa vuan nga një sëmundje e rëndë. Në mbledhjen e kësaj të mërkure, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që i akordon një fond financiar prej 5 milionë lekësh të reja aktorit, për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit në një klinikë jashtë vendit.

Sipas VKM-së, ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Vendimi është publikuar sot në Fletoren Zyrtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu