Monika Kryemadhi mbrëmë në “Debati ne Channel One” ka folur pa dorashka për shumë çështje në të cilat është përfshirë partia e saj, LSI.
Një ndër çështjet për të cilat u ngacmua Kryemadhi ishte dhe skenari për vrasjen e Tom Doshit.
Për herë të parë, Kryemadhi reagoi për këtë çështje dhe deklaroi se ky skenar u hartua dhe sajua Rama dhe Tahiri, për të hequr vëmendjen nga reforma zgjedhore dhe për të sulmuar Ilir Metën.
“Skenarin për vrasjen e Tom Doshit e sajoi Saimir Tahiri dhe disa oligarkëve të tyre që shtronin dreka dhe darka.
Ky skenar u hartua për të zhvendosur vëmendjen nga reforma zgjedhore dhe për të sulmuar Ilir Metën.
Prej disa muajsh u morën me çështjen Doshi. Dritan Prifti ka qenë segmenti i fundit i kësaj historie.
Unë shpreh Zoti ia çoftë shpirtin në parajsë! Është përdorur për të krijuar boomerang për ta kthyer në një konflikt personal mes zotit Meta dhe tij.
Por ka një fakt, gjatë kësaj kohe u bënë koncesionet në shëndetësi.
U ngri reforma në drejtësi. U ngrit grupi i ekspertëve që nuk kishin asnjë lidhje me reformën në drejtësi.
U bën disa veprime që patën kosto në shpatullat e shqiptarëve.
Të gjithë kanë harruar që në korrik Tom Doshi pati një përplasje të fortë me Saimir Tahirin dhe pas kësaj ndodhi çështja e ashtuquajtur me Metën.
U kam thënë edhe në prokurori që e gjithë kjo nuk ka asnjë llogjikë”-tha Kryemadhi. /albeu










