Alabbar: Do t’a bëj Durrësin si Dubai

Mohamed Alabbar, njeriu që ka ndërtuar Dubain, do të bëjë realitet edhe projektin ‘Durrës Yacht & Marina’. Në një intervistë për televizionin Scan, Alabbar deklaroi se Durrësi do të kthehet në versionin modern të Dubait, teksa shtoi se çdo gjë do të jetë më argëtuese dhe shumë më mirë.

“Mendoj se Durrësi do të jetë një version modern i Dubait, apo kudo tjetër. Sepse, qytetet e mëdha ndërtohen, përfshirë Dubain. Gjithçka është ndërtuar 20, 50 vite më parë. Ne jemi në 2023-in, 2024 muajin tjetër, projektimi ka ndryshuar, shërbimet publike kanë ndryshuar, teknologjia ka ndryshuar, ndërtimi ka ndryshuar. Çfarë duam nga jeta ka ndryshuar. Do të jetë më argëtues, shumë më mirë” deklaroi Alabbar.

Alabbar më tej konfirmoi se ai do të jetë një nga banorët e Durrësit, së bashku me familjen e tij. Ai shprehet se ka rezervuar apartamente për veten dhe për familjen e tij.

“Po, unë kam blerë disa hyrje për vete. Në dy godinat e para, kam apartamente atje. Edhe familja ime ka. Besoj vajzat e mia kanë gjithashtu apartamente këtu” tha më tej Alabbar.

Sipërmarrësi i njohur shprehet se projekti ‘Durrës Yacht & Marina’ nuk është projekti i vetëm që ka për Shqipërinë.

Pati dyshime se miliarderi arab do të tërhiqej nga projekti ‘Durrës Yacht & Marina’, për shkak të disa gjyqeve që kishte në emër të tij. Por këto dyshime janë hedhur poshtë nga Alabbar. Në Portin e Durrësit kanë nisur punimet dhe një pjesë e apartamenteve kanë filluar të shiten që në ajër, por edhe me çmime shumë të larta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu