Alarm: Uji i Tetovës i ndotur nga ujërat e zeza

Tetova ka probleme me ujin e pijshëm dhe shumicën e rasteve ka restrikcione. Tani, Instituti për shëndet publik, direkcioni i Tetovës ka konfirmuar se në ujin e Tetovës mund të gjenden ujëra të zeza dhe ky ujë është i ndaluar për pije, transmeton Telegraf.

”Uji i rezervuar i Tetovës është i ndotur me ujërat e zeza dhe duhet të dezifektohet vazhdimisht që mos të vijë deri tek infektimi me mikroorganizma. Sugjerojmë dezifektim dhe klorizim të ujit” tha doktor Ratko Davidivski, specialist i higjienës dhe ekologjisë mjekësore në Institutin për shëndet publik, direkcioni i Tetovës.

Nga Instituti për shëndet publik, direkcioni i Tetovës nuk informojnë se kur do të dezifektohet dhe pastrohen rezervuaret e ujit nga ku shuajnë etjen qytetarët e Tetovës dhe rrethinës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu