Po vazhdon rinumërimi në QNR, dyshime për votime nga një dorë e vetme në disa qendra në veri

Sipas burimeve nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), sot pritet të numërohen edhe 8 kutitë e fundit të procesit të rinumërimit, si dhe dy kuti nga Ranilluga, të cilat janë kërkuar me urdhër të Prokurorisë dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Burimet për Klan Kosova bëjnë të ditur se gjatë procesit janë ngritur edhe disa dyshime lidhur me votimet në veri, ku dyshohet se votat mund të jenë plotësuar nga një dorë e vetme, duke u vërejtur ngjashmëri në nënshkrime dhe mënyrën e plotësimit të fletëvotimeve.

Sipas të njëjtave burime, mbetet të shihet nëse PZAP do të marrë vendim për hapjen e kamerave të sigurisë në qendrat përkatëse të votimit, për të verifikuar dyshimet e ngritura gjatë procesit. /Klankosova.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu