Alarmante, frutat lyhen me dyll, vaj kancerogjen, për shkëlqim më të mirë

Të gjithë ne duam një jetë të shëndetshme, ushqim cilësorë për veten dhe familjet tona. Në të shumtën e rasteve e paguajm si produkt natyral, pa llogaritur fare çmimin, sepse shëndeti jonë është primar, mirëpo a e marim çdo herë produktin që e paguajm?

Bizneset për fat të keq, jo rrallë herë, në radhë të parë e kanë shitjen e produktit, dhe jo cilësinë e produktit.Duke u munduar të bëjnë një reklamë më të mirë të produktit të tyre, ato spërkasin (lyejnë) frutat me dyll ose vaj për të shkëlqyer më shumë, që në sytë e konsumatorit frutat të duken sa më cilësore dhe sa më të freskëta.

Por, hulumtimet tona na dhanë të dhëna alarmante kur kuptuam përbërjen e dyllit/vajit me të cilin spërkaten frutat dhe perimet.

Spërkatja (lyerja) e frutave me dyll ose vaj kancerogjen

Për të ruajtur që të mos kalben frutat për aq kohë më gjatë sa të jetë e mundur, për tu dukur sa më të freskëta dhe më cilësore, prodhuesit e frutave spërkatin (lyejnë) frutat e tyre në një shtresë prej dylli ose vaji. Së pari ata  heqin dyllin natyrore që fillimisht mbulon frutat nëpërmjet larjes. Më pastaj frutet i spërkasin me një shtresë dylli të bazuar në petroleum (vaj për motor). Më shpesh mollët dhe portokallët kalojnë nëpër këtë proces.

Prodhuesit thonë se ata përdorin dyllin për të parandaluar mykjen dhe bakterjet te frutat. Megjithatë, është fakt  i pakontestushëm që dylli dhe vaji  përdoret për ti dhënë ngjyrë dhe shkëqim dhe ti japë frutave pamje më tërheqëse.

Përbërja e dyllit / vajit që përdoret për lyerjen e frutave:

Ajo që ne dimë me siguri është se shumica e këtyre spërtaktësve përmbajnë kryesisht përbërës sintetik, si p.sh. alergene si gluten,  e cila është me të vërtetë e rrezikshme për njerëzit me alergji ushqimore. Përveç këtyre përbërësve, spërtaktësit përmbajnë preservativa dhe fungicida, madje edhe ngjyra artificiale  të cilat janë menduar për të bërë të duken më tërheqëse mollët. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, shumë nga këto ngjyra artificiale të përdorura si përbërës të dyllit, vajit, janë të lidhura me një rrezik të lartë të për shkaktimin e kancerit.

Alarmojmë te organet e rendit, që kjo dukuri të inspektohet me seriozitet të plotë dhe të bëhen kontrolle për cilësinë e pemëve dhe perimeve që i serviren konsumatorit shqiptarë në rajon, sepse ky trend i ri i “marketingut” të “fruatve që shkëlqejnë”, nëse nuk meren masa në kohë, efektet anësore do të kushtojnë jetë njerzish.

Si të testoni a janë të lyera me dyll ose vaj kancerogjen frutat që sapo keni blerë:

Merni një enë dhe në të vendosni frutin, dhe pastaj hedhni mbi frutin ujë të po sa vluar akoma të nxehtë, nëse frutat janë të lyer me dyll kancerogjen, atëherë mbi to do të formohet një shtresë e bardhë e jashtë zakonshme, që tregon se përmbi lëkurën e frutit ka një përbërës tjetër. Për ilustrim shihni videot e radhës më poshtë dhe do ta kuptoni se per çka bëhet fjalë:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu