Alarmante! Sytë në Durrës, por në Bubq 1 mijë banorë në qiell të hapur pa shtëpi

Ndërkohë që gjithë vëmëndja është përkushtuar në Durrës e Thumanë aty ku tërmeti sheshoi disa ndërtesa e mori 42 jetë njërëzish, në Bubq situata është alarmante.

Në fshatin Bubq të Fushë-Krujës, prej dy ditësh mbi 1000 banorë nuk futen në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë 234 banesa janë shpallur të pabanueshme dhe të rrezikshme për jetën.

Fatmirësisht bëhet me dije se nuk ka pasur persona të lënduar nga tërmeti. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu