Alarmi amerikan, tërhiqet Kurti, kryeministri i Kosovës takim me ambasadorët e QUINT

Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, duket se është i gatshëm të tërhiqet nga vendimet e njëanshme që ka ndërmarrë ditët e fundit: bastisja në institucionet Serbe në veri dhe heqja nga përdorimi Dinarin për minoritetin serb.

Pas takimit urgjent që zhvilloi me Ambasadorët e Vendeve të Quint-it, Kurti deklaroi se qeveria që ai udhëheq dhe institucionet e tjera janë të gatshme të adresojnë “në mënyrë të shpejtë çdo shqetësim” të ngritur lidhur me çështjen e rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës.

Në fakt ky qëndrim i Kurtit erdhi pas deklaratave të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili insistoi në shtyrjen e vendimit të valutës.

“Shpresoj që të shohim një shtyrje të zbatimit të kësaj rregulloreje deri sa të jetë bërë më shumë punë për të zhvilluar një plan dhe një strategji sesi mund të adresohen shqetësimet e komunitet Serb në Veri. Si do të mbështetet financiarisht një individ i cili paguhej me një ndihmë sociale nga qeveria Serbe dorazi me monedhën e Dinarit ? Qytetarët nuk janë informuar siç duhet. Ne respektojmë dhe mbështesim zbatimin e Kushtetutës se Kosovës, por Shtetet e Bashkuara kane luajtur një rol te rëndësishëm duke ndihmuar ne mbështetjen e këtyre institucioneve ne mënyre qe ato të kryejnë detyrat e tyre ne mënyrën me efektive.”

Kur u pyet nëse Uashingtoni do të sanksionojë Prishtinën Zyrtare mbi vendosjen e kësaj rregulloreje, Hovenier u përgjigj: “topi” është ne fushën e Kosovës. Si të njëanshme dhe të pakoordinuara, i cilësoi edhe bashkimi evropian veprimet e veriore të qeverisë së udhëhequr nga albin kurti.

Mbi shqetësimet e komunitetit Ndërkombëtar sa i përket vendimeve të Qeverisë së Kosovës pati një reagim edhe nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe sensin e balancës.”

SHBA dhe BE akuzojnë qeverinë Kurti që po nxit tensione nëpërmjet ndërmarrjes së veprimeve të njëanshme. Madje Uashingtoni paralajmëroi Qeverinë e Albin Kurtit se Kosova se po humbet Amerikën si një partner qe punon për njohjen e saj ne Arenën ndërkombëtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu