Alarmohet Rusia nga baza në Kuçovë: NATO nuk ka pse investon në Shqipëri!

Lajmi se NATO-s do të ndërtojë bazën e parë ajrore në Kuçovë, duke se ka ardhur si kambana alarmi për interesat ushtarake dhe politike të Rusisë në rajon.

Kanali më i madh informativ i Kremlinit, agjencia e lajmeve “Sputnik” ka intervistuar një studiues rus dhe një politikan serb, për të kuptuar, sipas gazetarëve rusë, arsyen e vërtetë pse NATO vendosi të ndërtojë një bazë në Shqipëri.

Sergej Ermakov, studiuesi kryesor i Institutit Rus për Studime Strategjike shprehet se investimi i 50 milionë euro në Kuçovë erdhi si një befasi e madhe për të dhe për analistët e perëndimorë.

Sipas tij, vendimi i NATO-s është një lëvizje strategjike, pasi Ballkani shihet si një rajon kyç për aleancën ushtarake për shkak të pozicionit të favorshëm gjeografik.

Ai shprehet se:

Gjatë samitit të fundit të NATO-s shtetet anëtare ranë dakord të rritin praninë ushtarake në kufijtë jugorë. Ballkani është shumë i rëndësishëm për përmbushjen e kësaj marrëveshjeje, pasi siguron qasje të drejtpërdrejtë në të gjitha vendet e rajoneve të Mesdheut dhe Detit të Zi. Në duart e gabuara, Ballkani, mund të përbëjë një kërcënim për aleancën.”

Sipas artikullit të publikuar nga agjencia ruse, Ermakov deklaron ndër të tjera se ndërtimi i bazës në vendin tonë mund të ketë ardhur si pasojë e presionit të ushtruar nga aleanca ushtarake ndaj qeverisë shqiptare.

Artikulli i “Sputnik”, i cili është pothuajse gjithnjë në linjë me qëndrimet zyrtare të Kremlinit, ngre shqetësimin se baza e NATO-s në Shqipëri ka ardhur si kundërpërgjigjje ndaj rritjes së ndikimit rus dhe “tentakulave”të Turqisë në rajon.

Por “Sputnik” ndalet me kaq, pasi interviston me tej edhe ish-drejtorin e Zyrës për Kosovën dhe Metohinë, Dusan Prorokoviç, i cili deklaron se shanset që në Shqipëri të ndërtohet një bazë e NATO-s, janë zero. Politikani serb shprehet se mes kërkesave të Presidentit Donald Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake ,aleanca nuk mund t’ia lejojë vetes të shpenzojë 50 milionë euro për ndërtimin e një baze tjetër.

Ai shprehet se:

Në fakt nuk shoh asnjë arsye të vërtetë pse NATO do të konsideronte ndërtimin e një baze në Shqipëri apo në ndonjë vend tjetër Ballkan. Amerikanët kanë zaptuar tashmë të gjitha pikat e interesit në rajon.”

“Sputinik” kujton gjithashtu se përveç kampit Bondsteel në Kosovë, NATO ka katër baza në Bullgari, bazën ajrore Deveselu në Rumani, Aviano në Itali, Ramstein në Gjermani dhe İncirlikun në Turqi.

Nga pikëpamja e agjencisë ruse, NATO ka një bollëk bazash në rajon dhe nuk ka nevojë për një të re në Shqipëri. Mendimit të gazetarëve rus i “bashkohet” edhe Prorokoviç, i cili shprehet se nëse NATO do të ndërtojë diçka në Shqipëri, nuk do të jetë një bazë ushtarake në shkallë të gjerë.

Duke komentuar pranimin e Malit të Zi dhe Shqipërisë në NATO, politikani serb akuzon aleancën transatlantike se po përpiqet të “kap territoret” strategjike, në mënyrë që në rast konflikti, SHBA-të dhe aleatët europianë nuk do të kenë probleme kur të vendosin trupat në rajon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu