Albin Kurti fton opozitën në dialog, LDK dhe AAK pranon, PDK jo

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ftuar opozitën për të diskutuar për dialogun me Serbinë, marrëveshjen për pasaportat dhe çështje të tjera.

PDK-ja e ka refuzuar ftesën, ndërsa LDK-ja dhe AAK-ja e kanë pranuar.

“Ftesa e Kurtit vjen me vonesë, por meqë besoj se çështjet kombëtare duhet të jenë mbi politikën ditore, do ta pranoj këtë ftesë,” – shkroi Lumir Abdixhiku në faqen e tij në Facebook.

“Nuk konsideroj se në këtë moment ka një situatë emergjente për t’u takuar e për të diskutuar për këto përgjëgjësi tuajat. Megjithatë, unë mbetem i hapur dhe i gatshëm që të takohem me ju në momentin kur të ketë avancim të procesit të Dialogut dhe diskutim konkret për arritjen e marrëveshjes finale, që ka për qëllim njohjen e ndërsjellë,” – shkroi Memli Krasniqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu