Albin Kurti: Gjarpri (Hashim Thaçi) i hëngri kokën Haradinajt

Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes, ka shprehur edhe një herë gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar më LDK-në e Isa Mustafës.

Jemi në komunikim të përhershëm me Lidhjen Demokratike Kosovës – në ditëve dhe javët në vijim do të bashkërendohemi për të mirën e Kosovës”, tha Kurti sot në një konferencë për media, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Vetëvendosjes, ka ftuar presidentin Hashim Thaçi që sa më shpejt ta caktojë datën e zgjedhjeve.

Presidenti Hashim Thaçi duhet të na thërras për ta caktuar datën e zgjedhjeve”, ka thënë Kurti. “Kosova, sot, nuk ka qeveri dhe Kosova duhet të bëhet me qeveri të re – për këtë duhet të flasin qytetarët. Kosova ka nevojë për shpresë, për zgjedhje dhe për qeveri të ri. Edhe letra e dorëheqjes së Ramush Haradinajt ishte një fillim i fushtës”, tha më tej ai.

Kurti madje tha se e ka paralajmëruar Haradinajan se “sa më afër gjarprit, aq më i rrezikuar je”.

Po të mos kalonte Demarkacioni i gabueshëm, do të binte gjarpri”, ka thënë Kurti, duke iu referuar kështu presidentit Hashim Thaçi./ Opinion.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu