Albin Kurti i përgjigjet Vuçiç pas deklaratave për krushqinë

Albin Kurti i është përgjigur edhe për deklaratën e krushqisë midis vajzës së presidentit Aleksandar Vuçiç dhe djalit të Hashim Thaçit

“Na kanë kthyer në mesjetë, në periudhën e feudalizmit, ku mbretërit merreshin vesh për territoret e shteteve dhe për tokat e tyre. Veç ka mbetur që djali i Hashim Thaçit të martohet me vajzën e Aleksandër Vucic dhe jemi tamam sikur para 4-5 shekujve”, pati deklaruar Albin Kurti.

Këtë deklaratë Vuçiç e mori si ofendim dhe deklaroi se “Kurti ka ofenduar vajzën time minorene”. I pyetur për këtë deklaratë të Vuçiç, Kurti u shpreh se nuk e ka ditur farë se ka vajzë apo djalë.

“Se kam ditur se ka vajzë e djalë. Unë kam thën në parim e aq shumë Thaçi është afruar me Vuçiç, vetëm u ka nglëur të bëjnë krushqi e të martojnë fëmijët e tyre. Po as nuk e kam ditur se ka vajzë apo djalë Thaçi.”- u shpreh Albini.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu