Albin Kurti lideri më i dashur i popullit

Nga: Donika Bakiu

Albin Kurti lideri më i dashur i popullit. Populli është ai që do jetë dhe është me ju! Krejt spektri politik, që udhëhoqën Kosovën për shumë vite, janë kundër.

Ata kanë njëri tjetrin, ju keni popullin! Quheni shpresë për rininë dhe për gjithë të tjerët! Jeni një dhe i vetëm. Nuk ka të dytë. E për hise i keni rënë Kosovës! Jeni frymëzim për ne! I shoh disa njerëz që me fotografinë e Albinit shkruajnë shkoj dita . Dijeni se nuk shkon lehtë se në Kosovë ka vetëdije e burrni. Ka zonja që dinë të flasin e kundërshtojnë nuk fshihen pas figurës së kryetarit!

Nuk mundet askush ta ndal vullnetin e popullit! U shtofshin Vjosat e Mimozat që me fjalimet e tyre frymëzojnë gjenerata që duan të merren me politikë , njerëz që e duan vendin! Vjosat e Mimozat uroj të reflektojnë edhe këndej kufirit!Më keni kënaq shpirtin! Femra nuk është vetëm për dekor kjo gjë duhet të dihet!Ju bëni luftë ndaj së keqes ,ju na jepni ndershmëri, pastërti, dije dhe shumë shpresë!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu