Albin Kurti në Tiranë: Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për ndryshim

Nga Tirana, Albin Kurti dha mesazhin e tij se shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës kanë nevojë për ndryshim.

Nga Tirana, teksa u prezantuan kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes për zgjedhjet e 25 prillit, Kurti vlerësoi kontributin e Boiken Abazit.

“Shqiptarët kanë nevojë për ndryshime, edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri.” – u shpreh Kurti.

“Shqiptarët e pakënaqur janë shpresa e Shqipërisë, rrjedhimisht dhe e jona. Ne nuk i dallojmë ata. Hallet e tyre të veçanta janë më ta mëdha. Unë do të kem marrëdhëniet më të mira që ka pasur një kryeministër me Shqipërinë. Do të nis takime. Do të takoj edhe këtu zyrtarë shtetërorë. Jam për 3 ditë, pasi do të prezantoj 3 kandidatë”, tha mes të tjerash Albin Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu