Krerët e VLEN-it mbrëmë zhvilluan një takim të rregullt me kryeministrin, në kuadër të takimeve që mbahen çdo dy javë mes liderëve të koalicionit dhe partnerit qeveritar.
Ky takim ishte një përpjekje për të rikonfirmuar stabilitetin e shumicës qeverisëse dhe ndryshimet e paralajmëruara kadrovike në eshalonin e dytë dhe të tretë.
Blerim Sejdiu nga VLEN theksoi se do ketë edhe takime tjera ku do të diskutohen edhe tema të tjera aktuale.
Sejdiu theksoi se në vend po ndodhin raste dhe tensione që, sipas tij, janë pasojë e vendimeve të gabuara të qeverive të mëparshme. Ai shtoi se deputetët do të jenë të pranishëm për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të shqiptarëve.
Mickoski sot e deklaroi takimin si pjesë të rutinës së punës, dhe se ai konfirmoi se në rendin e ditës do të jenë ndryshimet e paralajmëruara kadrovike në eshalonin e dytë dhe të tretë të drejtimit të institucioneve shtetërore.
Kreu i ekzekutivit hodhi poshtë çdo mundësi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.(INA)










