Albin Kurti, një premtim për Shqipërinë si kryeministër në pritje

Albin Kurti premtoi se ai do krijojë marrëdhëniet më të mira që ka patur ndonjë herë mes Prishtinës dhe Tiranës.

“Unë do të kem marrëdhënie më të mira që ka pasur ndonjë kryeministër me Tiranën Zyrtare me Kosovën e pas luftës”, tha Kurti në prezantimin e Boiken Abazit si kandidat për deputet i filialit të VV-së në Tiranë.

Por kujtojmë, premtimi i tij bëhet ndërsa vendin qeveriset nga Rama, me të cilin ai ka jo pak fërkime.

Por paralel me këtë premtim, ai dha sinjale të përfshirjes në politikën shqiptare po me të njëjtat kauza si në Kosovë, përjashto aspektet nacionale në raportet me Serbinë, duke përdorur po të njëjtën gjuhë kliesheiste në gjykimin mbi politikën shqiptare të deritanishme.

“Shqiptarët e pakënaqur janë shpresa e Shqipërisë dhe e jona, ne nuk i dallojmë ata.”

“Ne dëshirojmë që shteti shqiptar të mos ketë korruspion, krim, të ketë drejtësi, punësim, gjithëpërfshirje sociale”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu