Albin Kurti për liberalizimin e vizave: Pritjes së gjatë po i vjen fundi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me vendimin e Ministrave të Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian, të cilët miratuan sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti u shpreh se pritjes së gjatë po i vjen fundi.

Ndër të tjera, Kurti nënvizoi se Kosova mezi pret hapat përfundimtarë të Parlamentit Evropian.

Një hap më afër: I kënaqur nga Këshilli i BE-së. Vendimi unanim i sotëm në favor të udhëtimit pa viza për qytetarët tanë. Pritjes së gjatë po i vjen fundi. Mezi presim hapat përfundimtarë të Parlamentit Evropian”, shkroi Kurti në Twitter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu