Albin Kurti për mediat estoneze: Serbisë duhet t’i ofrohet më shumë kamxhik në vend të biskotës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për median estoneze “Delfi”, ku ndër të tjera është shprehur se personat e përfshirë në trazirat e ndodhura në veri të Kosovës pak javë më parë, kanë qenë pjesëtarët të grupit mercenar Wagner.

Duke folur për shqetësimet në rritje për përfshirjen e vazhdueshme të Rusisë në tensionet e shtuara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, veçanërisht në komunat veriore të Kosovës, Kurti tha se kishe marrë “letër kërcënuese nga terroristët” lidhur me sekuestrimin e një sasie të madhe të armëve dhe municionit në veri të vendit nga Policia e Kosovës.

Në intervistë, kreu i qeverisë së Kosovës foli edhe për posedimin e provave që “disa nga serbët që bojkotuan zgjedhjet ishin të lidhur me grupin Wagner, madje disa prej tyre ishin anëtarë të grupit”, ndërsa shtoi se serbëve duhet t’u japësh më shumë kamxhik se sa biskota.

I pyetur nëse mendon se Rusia është e përfshirë në situatën e tensionuar në Kosovë, Kurti tha se ka “dëshmi se disa nga serbët që bojkotuan zgjedhjet ishin të lidhur me grupin Wagner, madje disa prej tyre ishin anëtarë të grupit”.

Shefi i qeverisë më tej citohet të ketë thënë se anëtarët e grupit Wagner dhe Ujqërit e Natës, një klub rus i motoçiklistëve i njohur për lidhjen e tij të ngushtë me Kremlinin, kishin hyrë në Kosovë nga Serbia dhjetorin e kaluar. Sipas Kurtit, këta persona kishin krijuar lidhje të ngushta me organizatat terroriste që veprojnë në rajon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu