Albin Kurti publikon fotografitë nga pritja madhështore që iu bë në Austri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i nderuar me mikpritjen që i bëri Kancelari austriak, Karl Nehammer. Kurti thotë se Austri është mike e ngushtë dhe partnere e rëndësishme e Kosovës dhe marrëdhëniet tona bilaterale janë të shkëlqyeshme.

Kryeministri tregon se gjatë kësaj vizite të Vjenë ka marrë pjesë në diskutimin e organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, Instituti Austriak për Politika Evropiane dhe të Sigurisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, me temë “Ballkani Perëndimor: pjesë kyçe e paqes së qëndrueshme në Evropë”.

Aty, në prani të akademikëve, diplomatëve, ambasadorëve dhe studentëve pata mundësinë të shpalosë historinë tonë, prezantojë të arriturat tona si shoqëri, shtet dhe Qeveri, dhe të ndajë me ta qëndrimet e Republikës së Kosovës karshi zhvillimeve gjeopolitike në kontinentin tonë”, shkruan kryeministri Kurti.

Postimi i plotë:

“I nderuar me mikpritjen e Kancelarit austriak, Karl Nehammer në vizitën time të parë zyrtare për këtë vit, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Austria është mike e ngushtë dhe partnere e rëndësishme e Kosovës. Marrëdhëniet tona bilaterale janë të shkëlqyeshme. E megjithatë ka vullnet të dyanshëm që ato të thellohen edhe më shumë sa në rrafshin politik, aq në atë ekonomik e kulturor. E falënderova Kancelarin Nehammer për ftesën e tij, bashkëpunimin e afërt dhe mbështetjen e hapur për Republikën e Kosovës, posaçërisht në integrimin evropian, dhe rrugëtimin e Qeverisë sonë reformiste.

Gjatë qëndrimit tim njëditor në Vjenë, gjithashtu mora pjesë në diskutimin e organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, Instituti Austriak për Politika Evropiane dhe të Sigurisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, me temë “Ballkani Perëndimor: pjesë kyçe e paqes së qëndrueshme në Evropë”. Aty, në prani të akademikëve, diplomatëve, ambasadorëve dhe studentëve pata mundësinë të shpalosë historinë tonë, prezantojë të arriturat tona si shoqëri, shtet dhe Qeveri, dhe të ndajë me ta qëndrimet e Republikës së Kosovës karshi zhvillimeve gjeopolitike në kontinentin tonë.“- shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu